Spektakli i natyrës mahnit qytetarët,  ylberi i dyfishtë shfaqet në qiell

Spektakli i natyrës mahnit qytetarët,  ylberi i…

Në Mbretërinë e Bashkuar ka ndodhur ditët e fundit një fenomen i rrallë natyror, ku dy ylber të një pas njëshëm, ose një ylber i dyfishtë shoqëruar edhe me vetëtima, u shfaqën njëkohësisht në qiell.

Pamjet ndezën qiellin gjatë fundjavës, në rajonin e “Mario Kart-it” në Britani, ku personat që e panë mrekullinë e rrallë mund të konsiderohen vërtetë me fat.

Drita u duk pas shiut, stuhitë goditën vendin dhe shumë banorë kapën pamjet e mahnitshme skenat dhe i shpërndanë ato në internet.

Rrufeja ishte rezultat i ngarkimit të energjisë në atmosferë, në momentin kur u zhvilluan stuhitë.

Dielli ishte në gjendje të përshkonte falë faktit se, stuhitë ishin lokalizuar mjaft, dhe koha e duhur kur drita e diellit binte në këndin e duhur, formoi dhe dukurinë e dy ylberëve shumëngjyrësh.

Ndërsa shiu dhe stuhitë ndoshta nuk janë ato që shumica e njerëzve po prisnin në qershor, të paktën ato ndihmuan në krijimin e pamjeve kaq mahnitshme si këto./Burimi:UNILAD/Përshtati: JOQ-Albania/

[ngg src=”galleries” ids=”13″ display=”basic_imagebrowser”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit