Spiropali: Kemi arkëtuar 294 milionë euro në buxhetin e shtetit nga krimi

Spiropali: Kemi arkëtuar 294 milionë euro në…

Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka befasuar me një deklaratë të papritur mbrëmjen e sotme.

Në ‘Syri.tv’, Spiropali ka dhënë një shifër stratosferike lidhur mbi paratë që buxheti i shtetit ka arkëtuar nga sekuestrimi i pasurive të grupeve kriminale, duke habitur edhe gazetarët në studio.

Sipas Spiropalit nga Operacioni Forca e Ligjit janë sekuestruar 294 milionë euro të cilat i kanë kaluar buxhetit të shtetit.

Debati i plotë:

Spiropali: Kjo është si të thuash a ju shqetëson ju që ka lloje të krimeve të ndryshme. Çdo lloj krimi shqetëson.Policia e shtetit ka finalizuar 243 operacione si dhe ka goditur 73 grupe kriminale të organizuara.

Gazetarët: Ku e i keni këto shifra?

Spiropali. Janë 118 milionë euro pasuri të sekuestruara vetëm gjatë viteve 2017-2020

Gazetarët: I keni arkëtuar paratë

Spiropali: Janë aty, Sa milonë euro ishin arkëtuar deri në vitin 2013 nga qeveria që na quan sot mafiozë. Vetëm 1 milion euro. Kurse ne kemi sekuestruar 294 milionë euro.

Gazetarët: Ju keni futur në buxhetin e shtetit 294 milion euro?

Spiropali: Unë nuk premtoj se merrem me reale estate.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit