Spiropali lëshon gojën në Kuvend: Ata që protestojnë për Teatrin s'dinë si lidhet gomari

Spiropali lëshon gojën në Kuvend: Ata që…

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, është shprehur sot se artistët që protestojnë për mbrojtjen e Teatrit nuk dinë as sesi lidhet gomari.

Duke u ndalur te sulmet ndaj opozitës, Spiropali tha se protesta e atyre që e mbajnë veten si artistë degjeneroi në një protestë për kafshim veshësh.

“Opozita i ka ikur betejave elektorale. Ikën në 2017, në 2019 tani ikën nga tryeza se u prish Teatri Kombëtar. Ajo që ndodhi ishte që nga një protestë me ndjeshmëri të vërtetë qytetare, ata e kanë kthyer në një skenë ku Monika luan rolin e Penelopës, Basha të Odiseut, dezhurnin nuk dinë ta mbajnë, trupat e tyre nuk janë nën rrënoja.

Meqë këto vijat nuk dinë si t’i mbajnë kanë vendosur të braktisin një nga Reformat më të rëndësishme. Ja teatri absurd që po merremi ne. Nuk kanë asnjë lidhje me artistët e mëdhenj, ato janë për një teatër të ri. Ata s’kanë kulturë, po s’dinë ku të lidhin si të lidhin gomari. Ajo protesta makbethiane e kafshimit të veshit”, tha Spiropali.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit