Spiropali: Rama është kryeministër durimtar, me pushtet dhe shumë kritikues

Spiropali: Rama është kryeministër durimtar, me pushtet…

Forumi Rinor Socialist, FRESSH ka festuar sot 30 vjetorin e themelimit. Në një aktivitet të zhvilluar tek Amfiteatri në Tiranë, teksa në fjalimet e eksponentëve të PS-së, ajo që ra në sy ishte fjalimi i Elisa Spiropalit. Në fjalën e saj, Elisa nuk i kurseu lëvdatat për Edi Ramën, teksa tha se Rama është kryeministër durimtar, me pushtet dhe shumë kritikues.

Spiropali:

Jemi krenar që nuk jemi si ata. Për ne kundërshtarët nuk janë armiq, ne nuk i kalojmë caqet. Ne nuk hakmerremi, nuk godasim. Armë kemi vetëm të vërtetën tonë. opozita nuk janë ata mjeranë, por opozita jonë e vërtetë jeni ju. PS ka fituar garën me kundërshtarin politika po ka humbur garën me ambicien politike. PS ka fituar garën me kundërshtarin, po ha humbur garën me ambicien politike. Opozita e PS është ju dhe Edi Rama. E keni patur dhe do ta keni gjithmonë pranë. Është më i pushtetshmi dhe më opozitari, më krenari dhe kritiku. Është misioni ynë që të thërrasim të bashkohen për të rritur përpjekje për ta që vënë flamurin e Shqipërisë dhe jo atë të partisë. Prandaj kërkoj ndihmën tuaj për të dalë përtej këtyre dasive. Kemi një kryeministër durimtar që kërkon ta bëj Shqipërinë kampion në Ballkan për shërbime digjitale, bujqësi dhe kjo mund të ndodhë me Edi Ramën dhe me PS

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit