Spitali Francez kthehet në vatër infeksioni, dy specializante kanë rezultuar pozitiv me Covid-19

Spitali Francez kthehet në vatër infeksioni, dy…

Spitalet çdo ditë e më shumë po kthehen në vatra kryesore për infektimin nga Covid-19.

Mësohet se dy specializante tek Spitali Francez në Tiranë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 duke kthyer edhe këtë spital në vatër infektive.

Dy ditë më parë mësohet se ishin marrë tamponët e tyre dhe ndërkohë ditën e djeshme kishte dalë përgjigjia e cila kishte rezultuar positive për të dyja specializantet.

Së fundmi rasti i marrjes së virusit nëpër ambjente spitalore është kthyer në një shqetësim të madh.

Spitali Francez në QSUT përfëshin 3 specialitete si ORL, Okulistikën dhe Maxillo-Facialen.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë testuar 362 persona, nga të cilat kanë rezultuar 57 pozitiv me Covid 19.

Numrin më të madh me raste të reja e ka pasur Kruja, dhe pas saj Tirana, Vlora dhe Shkodra.

Duke parë tendencën e rasteve në rritje të të infektuarve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rekomanduar  institucionet, kompanitë, bizneset dhe kudo ku është e mundur puna nga shtëpia të nxisin këtë mënyrë alternative për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit