
Një qytetar i Durrësit ka kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania, teksa ka ngritur shqetësimin lidhur me gjendjen e spitalit të Durrësit. Ambientet lënë për të dëshiruar, mure të palyera prej vitesh dhe pa ujë, është kjo gjendja në spitalin e Durrësit që pasqyron sistemin e hidhur shëndetësor në vend, në një kohë kur qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë flasin për spitale moderne në Shqipëri.
Lagështia duket qartë që ka mbuluar ambientet e spitalit, ujë sipas denoncimeve nuk ka në asnjë prej çezmave të tij, dyert mezi mbyllen, teksa siç shihet tualeti lë për të dëshiruar me kushtet që ka, teksa instancat përkatëse nuk i hedhin një sy për të vënë fjalët në praktikë. Pamjet flasin qartë se realiteti në qytetin e Durrësit tregon një spital që nuk ofron as dinjitet dhe as shpresë.