Spitali i Laçit trondit emigrantin: Papastërti e madhe dhe shiringa kudo

Spitali i Laçit trondit emigrantin: Papastërti e…

Një qytetar, emigrant në Itali, ka denoncuar kushtet higjienike në ambientet e spitalit të Laçit, duke ngritur shqetësime për pastërtinë dhe kushtet në dhomën ku është trajtuar një i afërm i tij.

Ai ka treguar se ambientet ishin shumë të papastra, ndërsa në dysheme kishte edhe shiringa të hedhura e mbetje të tjera nga injeksionet e kryera. Qytetari thotë gjithashtu se çarçafët ishin të papastër dhe me njolla gjaku, ndërsa në ambient ndihej një erë e rëndë.

“Është frikë të shkosh në spital, pasi mund të marrësh ndonjë sëmundje tjetër nga papastërtia”, shprehet qytetari.

Ai tregon se ka kërkuar një çarçaf të pastër por përgjigjja që ka marrë ka qenë: “S’kemi”.

Në pamundësi për të përdorur një çarçaf të ri, qytetari thotë se është detyruar të vendosë bluzën e tij në jastëk.

Denoncimi i qytetarit ngre pikëpyetje mbi kushtet higjienike dhe standardet e kujdesit ndaj pacientëve në këtë institucion shëndetësor në një kohë që propaganda e rrjeteve flet për një shëndetësi moderne e europiane ku asgjë nuk mungon.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit