Spitali i Lushnjës lëshon ‘dorën’, i jep 68 milion lekë pa garë kompanisë së Oligarkut të shëndetësië

Spitali i Lushnjës lëshon ‘dorën’, i jep…

Shëndetësia konsiderohet si gropa e zezë e abuzimeve me fondet publike. Edhe pse vjedhjet bëhen në dritën në diell, duket se SPAK nuk e sheh shkeljen me dy këmbë të ligjit për prokurimet publike.

TVA News denoncoi para disa ditësh se kopmania “Health & Light” me administrator Erion Çela kishte fituar një tender pa garë në spitalin e Lezhës me vlerë 137 milionë lekë ose 100% të fondit limit.

Por duket se kjo kompani nuk e paska pasur herën e parë që fiton tendera pa garë dhe me 100% të fondit limit.

“Health & Light” më 27 tetor të këtij viti, ka fituar tenderin në Spitalin e Lushnjës me numër referencë “REF-83765-10-16-2023” me vlerë 6 888 000 lekë, ose ndryshe 100% të fondit limit për riparimin dhe mirëmbajtje të Skanerit Ct. Edhe “Open Data” i ka dhënë flamur të kuq për mungesë konkurrence.

Në kohën kur spitalet e vendit përballen me mungesë medikamentesh, kushte mizarabël dhe shumë probleme të tjera, korrupsioni duket se është problem më i madh.

Me qindra tendera janë dhënë dhe shumë të tjerë priten që të jepen në kundërshtim me ligjin, ndërsa drejtësia e re hesht.

Ka me dhjetra denoncime nga qytetarët dhe mediat për mungesat e medikamenteve në spitalet kryesore të vendit, por duket se SPAK-ut nuk i intereson se çfarë ndodh në këtë sektor kyç të shtetit.

Nga ana tjetër opozita e vendit e ka mendjen tek lufta e brendshme dhe ka kaluar në plan të dytë atë që ndodh në shëndetësi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit