Spitali i Traumës pa kushte, Edlira Bode jep 64 milionë lekë tender pa garë për ashensorët

Spitali i Traumës pa kushte, Edlira Bode…

Shëndetësia vijon të mbetet si kryesuese e listës së zezë së abuzimeve me fondet publike.

Shumica e tenderave në këtë sektor jepen në shkelje të hapur të ligjit, kryesisht për mungesë gare apo fitues të paracaktuar.
Spitali Traumës, mbetet si një nga problematikët për tenderimet e tij abuzive në Shëndetësi.

Drejtoresha e këtij institucioni Edlira Bode, vijon të shkelë ligjin për prokurimet publike. Por duket se drejtësia është e ‘verbër’ përballë abuzimeve me paratë e qytetarëve.


Spitali i Traumës, me në krye Boden, e cila më parë ka qenë ish-deputete e PS-së, në datën 27 tetor 2023, ka dhënë një tender të dyshimtë pa garë për mirëmbajtje ashensorësh në këtë qendër spitalore.

Fitues për këtë tender me numër reference ‘REF-82258-10-04-2023’, është shpallur fitues kompania ‘GECO 2003’ me administrator Thoma Zbogo. Kjo shoqëri garoi e vetme dhe ka ofruar 6 429 000 lekë, afërsisht 99.9% të fondit limit, që lë dyshime se fituesi ishte i paracaktuar.


Ky tender është shënuar me flamur të kuq nga “Open Data”, pasi është në shkelje të hapur të ligjit, i cili thotë se për të dhe në një tenderim publik, duhet të jenë së paku tre ofertues në garë.


Po kjo nuk është hera e parë që Spitali i Traumës është duke kryer shkelje. Në shtator të këtij viti, Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkoi ndërprerjen menjëherë të marrëdhënieve të punës për Edlira Boden dhe dy zëvendësit e saj.

Sipas KLSH-së, në depot e këtij spitali ka ilaçe të skaduara dhe mungon edhe frigoriferi në morg.

Por duket se thirrja e KLSH-së ra në veshin e shurdhët dhe Bode vijon të abuzojë me detyrën e saj publike.

Po ashtu qytetarët kanë denoncuar me dhjetra raste kushtet mizerabël që ka spitali i Traumës. Qytetarët hasen me karrige të dëmtuara, krevate johigjenike, apo

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit