Spitali psikiatrik i Vlorës i lë të gjithë pa fjalë, 400 milionë lekë për ruajtje me roje

Spitali psikiatrik i Vlorës i lë të…

Jemi tashmë në një kohë të artë përsa i përket abuzimit me tenderat. Pikërisht tani pak kohë para zgjedhjeve, duket se është momenti perfekt për të shpërndarë një dorë të mirë lekësh sa andej-këndej. E natyrisht në këtë valle, nuk kishte si të mungonte as Spitali Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë.

Ky spital rezulton se ka shpallur një tender me numër reference REF-89954-03-12-2021. Tenderi në fjalë ka për objekt “Shërbimi me roje private”. Për habi fondi limit për ruajtje me roje private shkon në shifrën astronomike prej rreth 400 milionë lekësh të vjetra me TVSH. Nuk dihet se çfarë do të ruajë ky spital me kaq shumë para, por me siguri nuk do të jenë pacientët ata që do të përfitojnë. Mbetet vetëm për t’u parë se cila do të jetë kompania “fatlume” që do të përfitojë këtë shifër të lartë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit