Sponsorizimet e postimeve gjatë fushatës elektorale/ Facebook u tërheq veshin partive në Shqipëri

Sponsorizimet e postimeve gjatë fushatës elektorale/ Facebook…

Facebook tha të hënën se partitë politike shqiptare duhet të jenë transparente në mënyrën se si ata financojnë reklamat e tyre politike në faqet e tyre përpara zgjedhjeve të muajit tjetër.

Një deklaratë nga Facebook tha se duke filluar nga e enjtja “të gjitha reklamat elektorale dhe politike në Shqipëri duhet të vijnë nga reklamues të autorizuar dhe të përfshijnë citimin “Të paguara nga… “.

Shqipëria mban zgjedhjet parlamentare më 25 Prill. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, fushata elektorale ka shumë të ngjarë të luhet në mediat sociale, përfshirë Facebook.

Vendi ka masa të rrepta pandemike shkruajnë mediat amerikane duke përfshirë shtetrrethim gjatë natës, përdorimin e detyrueshëm të maskave dhe asnjë mbledhje me më shumë se 10 persona.

Që nga qershori 2019, Facebook ka vënë në dispozicion globalisht mjetet e tij të transparencës së reklamave, të cilat u mundësuan reklamuesve që të bëhen të autorizuar për të shfaqur reklama politike, të vendosin citime “Paid by…” në reklamat e tyre dhe të fusin reklamat e tyre në Bibliotekën Ad për shtatë vjet, sipas një deklaratë e shpërndarë nga kompania e marrëdhënieve me media V + O Communication dhe e autorizuar nga Facebook.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit