Sportistet e basketbollit u përleshën në fushë, Federata vë vetëm gjoba: Nuk kemi pamje filmike për dhunën

Sportistet e basketbollit u përleshën në fushë,…

Të enjten e 20 prillit, Pallati i Sportit “Asllan Rusi” u kthye në një arenë përleshjesh mes ekipit të basketbollit të vajzave. Partizani mposhti Tiranën, një humbje që shkaktoi nervozizëm dhe tension. Nga pamjet e bëra publike, shihet sesi vajzat harrojnë etikën profesionale dhe përleshen njësoj si djemtë. Për më tepër në fushë duke tentuar të bëhet pjesë e përleshjeve është edhe një burrë.

Këtë ngjarje, Federata e Basketbollit e ka kaluar me gjoba nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë të reja. Sipas rregullores, Federata duhet të bënte edhe përjashtime për disa ndeshje por për të marrë këtë vendim mungonin pamjet filmike. Të paktën kështu shprehet Federata e Basketbollit, e cila në komunikimin e saj thotë se nuk ka asnjë pamje të dokumentuar nga përleshja e së enjtes.

Partizani si ekip pritës është gjobitur me 10.000 lekë për hyrjen e spektatorëve në fushën e lojës para, gjatë dhe pas ndeshjes, si dhe me 100.000 lekë për ushtrim dhune nga spektatorët ndaj pjesëtarëve të ekipit të Tiranës, lojtarëve dhe trajnerëve. Për sjellje josportive të lojtarëve e trajnerëve, apo dhe personave të tjerë, të cilët qëndrojnë në stol, që nuk janë ndëshkuar nga gjyqtarët, por janë referuar nga vëzhguesi, Banister, Eduards, Dishnica dhe Qosja gjobiten me 10.000 lekë secila. Për ushtrimin e dhunës, apo sulmin fizik ndaj kundërshtarëve, Banister, Eduards dhe Dishnica gjobiten me 50.000 lekë. Komisioni i Disiplinës në mungesë të pamjeve filmike nuk ka marrë vendim përjashtimi për lojtaret, por tërheq vëmendjen për marrjen e masave për zhvillimin normal të ndeshjes” – thuhet në njoftimin e Federatës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit