
Një sportist i klubit shumësportësh “Studenti” në Tiranë denoncon vonesat e gjata në pagesat mujore duke theksuar se prej 5 muajsh ai dhe kolegët e tij nuk kanë marrë dietat që iu takojnë. Duke theksuar këtë shqetësim, qytetari ngre pikëpyetje për funksionimin financiar të institucioneve që mbështesin sportin. Sipas sportistit, përgjigja qe merr ai dhe kolegët e tij, nga strukturat përgjegjëse lidhur me rrogat, është “po presim fondit”, një shpjegim që ai e cilëson të paarsyeshëm, kjo në mes të vitit kalendarik. Ai thekson se është e pamundur të përballosh kërkesat dhe lodhjen e stërvitjes intensive kur mungojnë pagesat minimale që i përkasin sportistëve.
“Përshëndetje! Jam sportist i klubit studentit Tiranës! Po behen gati 5 muaj qe nuk marrim dietat (rrogat ) nuk po e kuptoj jemi ne 2025 edhe akoma ndodhin keto gjera, për te ardhur keq. Na kane thene presim fondin. Si pritet fondi ne mes te vitit nuk e kuptoj. Si mundet te beje sport nje sportist ku as ato dieta minimale nuk e kalojnë. Nje sportist nuk di me çfarë te merret me rrogat qe nuk kalojnë apo me stërvitjen”, shkruan qytetari.
Sportisti apelon ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse që të garantojnë një mbështetje reale për sportistët në Shqipëri.