Sportisti teston shtratin anti-seks në fshatin Olimpik, ja e vërteta e tyre (video)

Sportisti teston shtratin anti-seks në fshatin Olimpik,…

Atleti irlandez, Rhys McClenaghan, ka ngarkuar një video në rrjetet e tij sociale, ku hidhet në shtrat për të parë se çfarë rezistence kanë shtretërit e famshëm anti-seks të Fshatit Olimpik.

Ditët e fundit një thashethem i ri arriti deri në Europë, lidhur me Lojërat Olimpike në Tokio. U nënvizua se atje ishin instaluar shtretër që mbanin vetëm peshën e një personi.

Pra, shtretërit do të ishin prej kartoni dhe do të ishin të riciklueshëm. Kjo masë organizative synonte të shmangte marrëdhëniet seksuale midis sportistëve.

“Ndiqni episodin e sotëm rreth lajmeve të rreme në Lojërat Olimpike për shtretërit anti-seks, që janë bërë prej kartoni. Po, ato iu rezistojnë edhe lëvizjeve të forta, jo më… Ky ishte një lajm i rremë”, – shkroi sportisti irlandez në rrjetet e tij sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit