‘Squid Game’ ka edhe lojën e famshme shqiptare, alarme në shkollat tona

‘Squid Game’ ka edhe lojën e famshme…

Seriali i famshëm Squid Game është duke bërë “namin” në Netfliz dhe është seriali më i ndjekur i momentit. Është serial koreano jugor.

Në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi ishin të ftuar Zhaklina Lekatari, Mirgit Vataj dhe Matias Bogdani Ndini të cilët ndanë qasjen personale për serialin më të shikuar në gjithë botën. Mediat e huaja e kanë cilësuar si një serial që gllabëron audiencën, ku njeriu “ha” njeriun. 

Gazetarja Lakatari tregoi se serialin e ka parë të gjithën në një natë dhe se aty ka tematika sociale që përfshijnë njerëzit nga çdo cepi botës. Ndër të tjera ajo theksoi se mesazhi që vjen nga filmi është se njeriu vret edhe për mbijetesë dhe argëtim.

“Në qendër të këtij filmi janë tematikat sociale dhe i prekin të gjithë, në çdo shtet të botës. Emëruesi i përbashkët janë çështjet sociale. Ka një luftë për mbijetesë, por nëse je adult… nëse në të gjithë botën ka një luftë për mbijetesë , apo mbretërinë e kafshëve, në të cilën bëjmë pjesë edhe ne; shtazët kur vrasin për mbijetese vrasin se janë të uritura, dhe nuk argëtohen duke torturuar kafshën tjetër. E vetmja kafshë që e bën këtë është njeriu, i cili vret edhe për mbijetesë por dhe për argëtim”, tha Zhaklina.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit