Squid Game/ Seriali televiziv më i shikuar do të shfaqet edhe në versionin rus

Squid Game/ Seriali televiziv më i shikuar…

“Squid Game” është bërë zyrtarisht seriali televiziv më i shikuar Netflix në historinë e tij.

Një numër i jashtëzakonshëm prej 111 milion llogarish “janë zhytur” në shfaqjen e tmerrshme koreane, e cila kaloi në mënyrë absolute vendin e parë të mbajtur nga “Bridgerton” (82 milion).

Që kur debutoi në platformën e transmetimit më 17 shtator, seriali është bërë një sensacion mbarëbotëror, duke nxitur miliona meme, shaka, veshje të Halloween dhe qindra teori të fansave.

Por së fundi dizajneri rus Feoktist Alekseev ka krijuar versionin e tij të shfaqjes së hitit Netflix, duke e zëvendësuar kukullën ‘Red Light, Green Light’ me diçka më përfaqësuese me kulturën ruse.

Videoja ka tërhequr vëmendjen e gjerë, me aktorin e Squid Game, Heo Sung-tae.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit