'SS Richard Montgomery', anija me 1500 tonë eksp*loziv rrezikon të shkaktojë cunami në Londër... nëse shërthen

‘SS Richard Montgomery’, anija me 1500 tonë…

Londra rrezikon seriozisht që të goditet nga një cunami i mundshëm, i cili mund t’i vijë nga grykëderdhja e lumit Tamiz (Thames).

Vala shkatërruese që mund të ngrihet në disa këmbë, mund të jetë pasojë e një shpërthimi të mundshëm aksidental, i cili mund të shkaktohet nga një anije e mbytur e Luftës së Dytë Botërore.

E njohur si karkasa e anijes ushtarake transportuese, “SS Richard Montgomery”, kjo e fundit e mbytur në vitin 1944, pasi u godit nga një predhë, mban ende brenda barkut të saj plot 1500 tonë eksploziv.

Anija konsiderohet si një “njollë e kuqe” në hyrje të grykëderdhjes së Tamizit, por autoritet e ushtrisë britanike po planifikojnë që ta heqin, pasi nëse anija batohet nga njëri krah mund të shkaktojë një shpërthim katastrofik.

“SS Richard Montgomery” kishte një ngarkesë të madhe armatimi me mbi 3000 ton predha dhe 1400 ton eksploziv, kur ajo u fundos pranë bregut të rërës në “Nore Sheerness”, 45 milje në lindje të Londrës, më 20 gusht 1944.

Afërsisht gjysma e ngarkesës së anijes u hoq ndër vite prej saj, por 1500 tonë eksploziv kanë mbetur ende të magazinuara në bord.

Ato janë vetëm 50 metra nën sipërfaqe të lumit dhe përbëjnë një rrezik konstant mjaft të lartë për gjithë zonën që jetojnë pranë, edhe për shkak të shtimit të trafikut lumor.

Transporti i ngarkesës së rrezikshme është proces delikat dhe ekspertët lajmërojnë se, nëse do të ketë një shpërthim, do shkaktohet një tsunami, i cili do të kërcënonte njerëzit në portin e afërt të Sheerness, Kent, si dhe në Southend në Essex.

Testimet e kryera në nëntor të vitit 2017 dhe prill 2018, treguan se anija “Richard Montgomery”, është ende e qëndrueshme por karkasa po shkon drejt shkatërrimit.

Materialet e saj janë monitoruar gjatë gjithë kohës nga autoritetet e portit, në 76 vitet e fundit.

Arsyeja përse është shmangur zhvendosja e mbetjeve të anijes lidhet me koston.

Operacioni për të hequr eksplozivin e mbetur nga anija, do të kërkonte evakuimin e mijëra banorëve që jetojnë aty pranë.

Duket se vendimi u mor dhe pritet që shpejt të nisë procesi i largimit të eksplozivit nga anija.

[ngg src=”galleries” ids=”186″ display=”basic_imagebrowser”]/Burimi: Dailystar/Përshtati: Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit