“Stacion plazhi vetëm me aplikim”, Edi Rama tregon detajet për masat e reja: Shmang zvarritjet po edhe allishverishet

“Stacion plazhi vetëm me aplikim”, Edi Rama…

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar procesin që do të ndiqet për mbarëvajtjen e sezoni verior në plazhet shqiptare si dhe masat më e të cilat do të përballen pushuesit për ruajtjen e distancës fizike.

Sipas tij, subjektet akomoduese apo shërbimi duhet të aplikojnë në e-Albania për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mosshmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit.

Ai ka publikuar edhe një video udhësuese bndërkohë që masa të tilla ai i konsideron si një shmangie për zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike.

Reagimi i plotë: ? Në e-Albania ? https://e-albania.al/, aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, PËR TË GARANTUAR SA MË SHUMË SIGURI NË MBROJTJEN E SHËNDETIT DHE PËR TË MOS LEJUAR MË ZAPTIMIN E PLAZHEVE QË PËR 30 VJET U KA NXIRË PUSHIMET NJERËZVE TË KËTIJ VENDI

? Subjektet akomoduese apo shërbimi duhet të aplikojnë në e-Albania për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mosshmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit. Aplikimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet edhe nga telefoni?

? Një sistem i ri këtë vit, që siguron transparencë, shmang zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike. Ndiqni videon e mëposhtme me të gjitha sqarimet e nevojshme!?. Zero kosto, zero ecejake, zero rryshfet! Me https://e-albania.al/, sezon të mbarë turistik ?

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit