
Rreth 3 mijë shqiptarë morën pjesë në ndërtimin e stadiumeve ku po luhen ndeshjet e Kupës së Botës.
Një zyrtar i lartë në Katar ka pohuar se rreth 500 punëtorë janë vrarë në kantieret e stadiumeve të Kupës së Botërorit në Katar.
Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Suprem të Kupës së Botërorit, Hassan al-Thawadi, dha deklaratën e fortë gjatë një interviste televizive.
Sakaq ai tha se numri i saktë i viktimave mbetet për tu shqyrtuar.“Përllogaritja është rreth 400. Midis 400 dhe 500 . Nuk e kam numrin e saktë, kjo është diçka që mbetet në diskutim”, tha Thawadi.