Stadiumi i Durrësit me dy kulla, betonizimi pritet të prishi fushat stërvitore të të rinjve

Stadiumi i Durrësit me dy kulla, betonizimi…

Kishim parë e debatuar për kullën e ndërtuar te stadiumi “Air Albania”, por në Durrës pritet që betonizimi të përforcohet. Stadiumi “Niko Dovana” do të ndërtohet nga e para, e bashkë me të jo një, por dy kulla gjigante. Sipas një foto-projekti të publikuar, stadiumi do të ketë një kullë 125 metra dhe një tjetër 155 metra.

Stadiumi pritet të ketë më tepër ulëse, nga 8500 që ka aktualisht në 12 mijë vende. Mirëpo ky zgjerim do t’i kushtoi Durrësit disa fusha stërvitore, që ndodhen pranë stadiumit “Niko Dovana”. Sipas një postimi të ‘AlbaniaTeam’, në truallin ku do të ndërtohen dy kullat, ndodhen aktualisht dy fusha stërvitore, dy kalçeto dhe dy fusha basketbolli, që sigurisht do të prishen për t’i lënë vendin dy kullave.

Këto ambjente sportive shfrytëzohen nga ekipet e moshave të skuadrës së Teutës, nga studentët e shkollës sportive në Durrës si dhe nga shkollat e qytetit për aktivitete të ndryshme sportive. Si duket investitori privat ka ndjekur të njejtën strategji që u ndoq për stadiumin “Air Albania”. Bashkia apo qeveria nuk pagujnë asnjë para, në këmbim japin truallin dhe marrin stadiumin, por lejojnë që privati ta shfrytëzojë këtë hapësirë sipas dëshirës së vet.

Në stadiumin “Air Albania” u ndërtua një kullë 112 metra e lartë me 24 kate, si dhe u shfrytëzua pjesa e jashtme e stadiumit për ambjente me qira për subjekte të ndryshme. Dukshëm, përfitimi i privatëve është më i madh sesa ndërtimi i një stadiumi.

Pas këtij projekti qendrojnë bashkimi i dy kompanive, “I ri Sh.p.k” dhe firma belge “51N4E”. Në këto dy kompani rezulton të punon edhe Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit