"Staf i ri"/ Prostitucioni sheshit, qendrat e masazheve joshin qytetarët me video provokuese

“Staf i ri”/ Prostitucioni sheshit, qendrat e…

Qendrat e masazheve janë kthyer në streha prostitucioni ku vajzat nën mbikqyrjen e tutorve, ofrojnë gjithçka përveç masazheve. Ato nuk janë fizioterapiste, të profilizuara për trajtimin e muskujve, kontraktimeve, nervit shiatik, raumatizmës apo sëmundje të tjera muskulare. Madje as që e dinë se çfarë janë këto. Në faqet e insagramit nuk reklamohen shërbimet, por “shërbyesja”.

Vajza të reja që joshin qytetarët me format trupore, dekoltetë, duke ekspozuar hiret e madje në disa raste duke bërë “twerk”(kërcim joshës me të pasmet). Në disa raste ato përdorin kode komunikimi “Stafi i ri”, si për të treguar se në qendrën e tyre të masazhit ka vajza të ndryshme që ofrojnë shërbime përtej masazheve.

Reklamimi në rrjete sociale është i pakontrolluar dhe qendrat e masazheve po shfaqen gjithandej, madje edhe në sytë e adoleshentëve. E radhës është qendra e masazheve “Grande Spaa” me adresë pranë Sheshit Willson, pranë dyqanit të një rrjeti telefonik. Qendra reklamon stafin dhe jo shërbimet, duke treguar me detaje format e tyre trupore dhe adresën se ku ndodhet vendi i kënaqësive të shfrenuara.

Në shumicën e rasteve këto streha prostitucioni janë kthyer edhe në shqetësim për banorët e pallatit, të cilët orar pa orar dëgjojnë rënkimet e punonjwseve të seksit. Tutorët e këtyre vajzave kamuflohen duke marrë me qira apartamente në pallate familjare, e duke i thyer ato në të ashtuquajturat qendra masazhesh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit