Statistikat të frikshme/ Varfëria ulet këmbëkryq, 4 në 10 shqiptarë nuk kanë “lekë xhepi”

Statistikat të frikshme/ Varfëria ulet këmbëkryq, 4…

Shqiptarët po varfërohen gjithmonë e më tepër. Të pasurit lekë në xhep po bëhet një sfidë e madhe pasi kursimet janë të pakta. Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, për vitin 2020, Shqipëria regjistron normën e dytë më të lartë të personave të cilët nuk kanë mundësi të shpenzojnë një sasi të vogël parash çdo javë për veten e tyre.

Matjet janë bërë nëpërmjet disa anketimeve ku rreth 38.9% e të pyeturve janë shprehur se e kanë të pamundur të shpenzojnë një sasi të caktuar parash çdo javë për të kryer një aktivitet argëtues.

Kjo normë e ka pozicionuar Shqipërinë në vend të dytë duke kryesuar rajonin, por pothuajse edhe Europën. Në vend të parë në Europë me normën më të lartë të personave të cilët nuk kanë mundësi të shpenzojnë një sasi të vogël parash çdo javë për veten e tyre është Rumania me 40.1%.

Sipas SCAN, Shqipëri është shumë larg normës europiane ku mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues për vitin 2020 është 11.9%.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit