Statuja e CR7 shkakton trazira të shumta në Indi, fyerje e rëndë për vendin

Statuja e CR7 shkakton trazira të shumta…

Në Indi po vendoset një statujë e Cristiano Ronaldos. Portretizimi i yllit të Manchester United u inaugurua në Goa, në një nga ish-kolonitë e Portugalisë, në rastin e 60-vjetorit të çlirimit të saj.

“Nëse duam të ngremë nivelin e futbollit tonë, brezat e rinj duhet të marrin frymëzim nga CR7”, tha ministri Michael Lobo gjatë prezantimit të statujës prej bronzi të 5 herë fituesit të “Topit të Artë”.

Sipas mediave të huaja, shteti indian është i vetmi ku futbolli preferohet më shumë se kriket. Statuja e sulmuesit luzitan ka shkaktuar jo pak polemika, kryesisht nga ana e protestuesve të ekstremit të djathtë.

Ata kanë valëvitur flamuj të zinj në shenjë proteste, teksa thonë: “Ngritja e një statuje të një portugezi këtë vit është sakrilegj dhe një fyerje shumë e madhe për ata që luftuan për lirinë e Goas.

Jemi  të zhgënjyer. Duhet të mësojmë të jemi krenarë për ikonat tona si Samir Naik dhe Bruno Coutinho”, duke iu referuar dy simboleve të futbollit vendas.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit