Edhe pse lumi Vjosë u shpall park kombëtar, një hap historik për mbrojtjen e një prej lumenjve të fundit të egër në Evropë, ndotja mbetet një problem serioz. Ujërat e zeza vazhdojnë të derdhen pa trajtim në shtratin e lumit, duke dëmtuar biodiversitetin unik dhe duke rrezikuar shëndetin e komuniteteve përreth.
Kjo situatë tregon qartë se shpallja me status ligjor nuk mjafton pa masa konkrete dhe investime në infrastrukturën mjedisore. Institucionet e linjës, si ministria e Turizmit kanë dështuar në marrjen e masave për të penguar derdhjen e mbetjeve në lumë, ndërkohë që shpesh në shtratin e tij gërmohet dhe për nxjerrjen e inerteve.
Situata paraqitet shqetësuese, ku marrja e masave konkrete dhe të menjëhershme duket diçka e domosdoshme për të mbrojtur gjallesat e lumit të fundit të egër në Evropë.