Stavreski dhe Slavevski në garë për Guvernator të Bankës Popullore

Stavreski dhe Slavevski në garë për Guvernator…

Zoran Stavreski dhe Trajko Slavevski janë kandidatët më seriozë për postin e guvernatorit të ri të Bankës Popullore, pasi mandati i guvernatores aktuale, Anita Bezhoska-Angelovska, përfundon më 22 maj.

Sipas një ankete të brendshme të VMRO-DPMNE-së, Stavreski renditet i pari në listë, ndërsa menjëherë pas tij vjen Slavevski.

Për këtë funksion përmenden edhe kandidatë të tjerë, përfshirë edhe Majа Kadievska Vojnoviq, anëtare e Bordit Mbikëqyrës të KIBS dhe të Bankës Komerciale të Bitolës.

Propozimi për guvernatorin e ri duhet të dorëzohet në Kuvend nga ana e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit