Stavro dhe Dimitri kurorëzojnë dashurinë e tyre në një bashki të Greqisë

Stavro dhe Dimitri kurorëzojnë dashurinë e tyre…

Stavros Gavriliadis dhe Dimitris Elefsiniotis kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në Bashkinë e Nea Smyrni. Kjo është martesa e parë civile e çiftit homoseksual që u zhvillua në Greqi me bekimin e kryebashkiakut.

Dy burrat janë martuar me njëri-tjetrin mesditën e së shtunës (2/3), në një rreth të mbyllur familjar. Stavros tha se pas ceremonisë kryeministri Kyriakos Mitsotakis i kontaktoi ata për t’i uruar.

Çifti, prej 20 vitesh janë bashkë dhe kanë tre fëmijë, teksa votuan pro projektligjit për barazinë martesore. Stavro tha se pas martesës do të adoptojë zyrtarisht fëmijët binjakë të partnerit të tij Dimitris.

“Më në fund do të bëhemi një familje me dy mbiemra”, tha Stavros Gavriliadis dhe Dimitris Elefsiniotis.

“Dimitrios Eleusiniotis i Spyridon dhe Anna, nga familja Vylliotis i lindur në Salamina Attica dhe banues në Nea Smyrni Attica dhe Stavros Gavriliadis i Christos dhe Eugenia, nga familja Dross, i lindur në Athinë Attica dhe banues në Nea Smyrni, do të vijnë në një dasma që do të bëhet në Nea Smyrni të Atikës”, thuhet në njoftimin e tyre të dasmës .

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit