Stefania vuan nga leuçemia akute/ Prindërit: Merrni çdo pjesë të trupit tim, por na ndihmoni vajzën

Stefania vuan nga leuçemia akute/ Prindërit: Merrni…

Stefania është një vajzë 13-vjeçare e cila vuan nga leuçemia akute. Prej kohësh ajo është në gjendje të rëndë  dhe i duhen 160 mijë euro për t’u kuruar, një shumë e papërballueshme nga familja e saj. Prindërit po vuajnë çdo ditë faktin që nuk kanë mundësin të kurojnë të bijën sa  janë të gatshëm të japin dhe jetën e tyre për të shpëtuar vajzën. Me lot në sy dhe dhimbje të madhe, babai i Stefanisë thotë se është i gatshëm të japë organet e tij, vetëm që e bija të shpëtojë.

Është sikur zemra e shkulur, e mbajtur në dorë, që pret t’i japin ndihmë… ta vënë në vendin e duhur. Kjo është Stefania për mua (qan). Çdo pjesë të trupit tim e keni gati, ta merrni për Stefanian… jam i gatshëm ta bëj këtë gjë. Zoti do bëjë mrekulli dhe gjithë shqiptarët. Kontributi është ndihma, fuqia jonë. T’i japim jetë Stefanias, të mos e lëmë këtë lule të bukur të vyshket”, rrëfen babai i 13 -vjeçares.

Ndërkohë, e ëma, Sonila përgjërohet për ndihmë. Ajo iu lutet shqiptarëve ta ndihmojnë në këtë muaj Ramazani.

Jemi në muajin e Ramazanit, me shpresat tek i madhi Zot… (qan) ta shpëtojmë Stefanian nga kjo sëmundje kaq e rëndë. Iu bëj thirrje të gjithëve, ta ndihmojnë këtë vajzë të vogël… ju lutem më ndihmoni, ju lutem të gjithëve, me shpirtin e një nëne”, thotë Sonila.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit