"Feja ime udhëheq rrugën time, jo paratë” Islam Makhachev refuzon ofertën miliona dollarëshe

“Feja ime udhëheq rrugën time, jo paratë”…

Një histori që po bën bujë në rrjetet sociale vë përballë dy botë: miliarda dollarë dhe bindjet e patundura personale. Sipas raportimeve jozyrtare, CEO i Apple dhe figurë e njohur e komunitetit LGBT, Tim Cook, i ka ofruar kampionit të UFC-së, Islam Makhachev, një kontratë marramendëse prej 199 milionë dollarësh. Kushti? Pjesëmarrja në reklama që promovojnë kauzat pro-LGBT në çdo event ku ai lufton.

Por përgjigja e Makhachev, një fjali e vetme, e thjeshtë dhe e fuqishme, ka bërë xhiron e botës:

“Feja ime udhëheq rrugën time, jo paratë.”

Kaq ka mjaftuar që emri i tij të shpërthejë në debate globale  nga sporti, te feja, politika dhe etika. Për disa, kjo ishte një dëshmi krenarie, qëndrueshmërie dhe respekti ndaj vetes e bindjeve të tij. Për të tjerë, një rast i humbur për të ndërtuar ura mes kulturave dhe komuniteteve.

Në një kohë kur sporti është gjithnjë e më shumë i ngatërruar me kauza, tregti dhe presione publike, qëndrimi i Makhachev vjen si një kujtesë e rrallë se jo gjithçka ka një çmim.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit