Stjuardesa tregon çfarë ndodh me pasagjerët që vdesin gjatë fluturimit

Stjuardesa tregon çfarë ndodh me pasagjerët që…

Një stjuardesë ka zbuluar të vërtetën se çfarë ndodh kur një pasagjer vdes në një fluturim. Gjëja e parë që duhet të theksohet është se nëse dikush sëmuret rëndë në një fluturim, ekuipazhi i cilësdo linje ajrore që të jetë do të përpiqet t’i kërkojë ndihmë të menjëhershme.

Nëse kjo nënkupton devijimin e fluturimit dhe kryerjen e ndihmës së parë në ajër, kjo është ajo që ata do të bëjnë. Megjithatë, nëse dikush vdes papritur dhe pa e vënë re askush, ka një sërë gjërash që mund të ndodhin.

Stjuardesa tha: “A e dini se çfarë ndodh me dikë nëse vdes në një fluturim? Për fat të mirë kjo nuk ka ndodhur kurrë në asnjë nga fluturimet e mia ku unë kam operuar si ekuipazh, por kam disa miq që janë gjetur në këtë situatë të trishtuar. Ekuipazhi i kabinës nuk mund të deklarojë ligjërisht dikë të vdekur, kështu që nëse kapiteni vendos të mos devijojë aeroplanin, trupi do të qëndrojë në avion derisa të arrijnë destinacionin e tyre përfundimtar. Nëse ka hapësirë, trupi mund të zhvendoset në një rresht bosh ulësesh ose në një kabinë tjetër. Por nëse avioni është plot, pasagjeri do të qëndrojë në ndenjësen e tij derisa të arrijë në destinacionin e tij.”

Pasagjerët gjithashtu kanë thënë fjalën e tyre për atë që ndodh në këto rrethana tragjike, ku njëri shpjegon: “Një grua e ulur dy rreshta pas meje në një fluturim 11-orësh nga Frankfurti në Singapor, kishte pushuar së marrë frymë në pjesën e fundit të udhëtimit. Udhëtarëve të afërt të gruas iu caktuan vende të reja pasi e shtrinë atë në rreshtin e ulëseve. Pasi u përcaktua se nuk mund të bënin asgjë tjetër, ata mbuluan trupin e saj me një çarçaf (por jo fytyrën e saj) dhe fluturimi vazhdoi si zakonisht.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit