Stjuardesa tregon kur është koha më e keqe për të shkuar në banjë gjatë një fluturimi

Stjuardesa tregon kur është koha më e…

Një stjuardesë, e cila më parë ka punuar për një linjë ajrore të madhe, bashkoi të gjithë përvojën e saj për të treguar se kur ishte koha më e papërshtatshme për të shkuar në banjon e një avioni. 

Stjuardesa shpjegoi: “Koha më e keqe për të përdorur banjën e aeroplanit është përpara nisjes dhe në fund të një fluturimi, veçanërisht nëse është në distanca të gjata”.

Kjo për shkak se në këto dy momente të fluturimit zakonisht ka më shumë persona që i frekuentojnë dhe për këtë arsye mund të jenë shumë të papastra.  Një moment tjetër ku banja është e ndaluar është pas disa turbulencave kur pasagjerëve u kërkohet të qëndrojnë në vendet e tyre.

Stjuardesa këshilloi gjithashtu se është më mirë të shkoni në banjë para se të shërbehet ushqimi.

Ushqimi i avionit nuk është ushqyes. Mund të jetë i yndyrshëm dhe i pasur me kripë dhe yndyrë; gjëra që nuk priren të jenë të shkëlqyera për shëndetin e zorrëve ose lëvizjet e zorrëve. Nëse një vakt nuk është në rregull me një pasagjer dhe ai duhet të përdorë banjon dhe sigurisht ju nuk do preferonit të shkonit direkt pas tij”, tha ajo. 

Stjuardesa zbuloi gjithashtu se edhe kur një banjo avioni mund të duket mjaft e pastër, nuk është gjithmonë aq higjienike sa do të kishit shpresuar. Po ashtu qytetarëve kur shkojnë në banjë u kërkohet të mbajnë maskë, për arsye higjienike mund ta mbajnë madje në të gjithë aeroplanin. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit