Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen e stolave pranë stacionit të trenit, te terminali i autobusëve në Durrës, ku prej një kohe të gjatë stolat janë të dëmtuar dhe ende nuk është marrë asnjë masë për riparimin e tyre.
Përmes një mesazhi, qytetari shpreh shqetësimin për këtë situatë, e cila ndikon drejtpërdrejt te qytetarët që përdorin këtë terminal për të udhëtuar. Stolat janë një element i rëndësishëm për udhëtarët, të cilët presin autobusët dhe kanë nevojë për një vend ku të ulen gjatë pritjes.
Sipas denoncimit, pavarësisht se stolat kanë kohë që janë në këtë gjendje, deri më tani nuk është parë asnjë ndërhyrje për t’i rregulluar. Kjo i detyron qytetarët të presin autobusët pa pasur mundësinë të ulen, duke e bërë pritjen më të vështirë, veçanërisht për të moshuarit dhe personat që kanë nevojë për më shumë lehtësi.
Qytetari ngre pikëpyetje se përse nuk është ndërhyrë për riparimin e tyre dhe kërkon vëmendjen e institucioneve përgjegjëse për zgjidhjen e këtij problemi.
Përmes këtij denoncimi, bëhet thirrje që të merren masa për riparimin e stolave dhe përmirësimin e kushteve në këtë pikë të rëndësishme të transportit publik në qytetin e Durrësit, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të presin autobusët në kushte më të përshtatshme.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendedje jeta eshte qef doja te beja nje denoncim per stolat tek statcioni i trrenit ose tek teminali ndryshe ne durres adihet sa koh kan keto te prishura dhe ska ardhur asnje qe ti rregulloj qe te ulen njerzit per te pritu autobuzat
