Stoltenberg: Ukraina ka nevojë për armë, jo për flamuj të bardhë

Stoltenberg: Ukraina ka nevojë për armë, jo…

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh kundër komenteve të Papa Françeskut i cili tha se Ukraina duhet të ketë guximin e flamurit të bardhë, teksa sugjeroi se Kievi duhet t’i hapë bisedimet me Moskën për një fund të luftës së shkaktuar nga pushtimi rus.

I pyetur në lidhje me këto komente, Stoltenberg i tha për Reuters se nëse duam një zgjidhje të qëndrueshme paqësore të negociuar, mënyra për të arritur atje është të ofrojmë mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Nuk është koha për të folur për dorëzim nga ukrainasit. Kjo do të ishte një tragjedi për ukrainasit. Do të ishte gjithashtu e rrezikshme për të gjithë ne”, tha Stoltenberg në një intervistë në selinë e NATO-s në Bruksel, pasi u pyet nëse reagimi i tij do të thoshte se tani nuk është koha për të folur për një flamur të bardhë.

Stoltenberg tha se edhe nëse vende individuale të NATO-s dërgojnë trupa në Ukrainë, kjo do të ndikonte në aleancën në tërësi pasi anëtarët e saj janë të detyruar nga një pakt i mbrojtjes kolektive.

Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në vitin e tretë. Për deklaratat e tij të bëra gjatë një interviste, Papa Françesku u kritikua edhe nga Ukraina dhe aleatët e saj rajonalë. Vatikani u mundua më vonë t’i tërheqë disa prej fjalive, duke thënë se Françesku nuk po fliste për “kapitullimin”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit