Strakosha gati për Euro2024: Kjo Shqipëri nuk dorëzohet kurrë

Strakosha gati për Euro2024: Kjo Shqipëri nuk…

Thomas Strakosha, i cili e nisi si titullar miqësoren e fituar 3-1 ndaj Azerbajxhanit, u shpreh:

Jam mirë me shëndet, ndihem mirë. Të gjithë ndihemi mirë. U mbyll faza përgatitore, u duk pak lodhja, por fituam. Tani të përgatitemi për Italinë.

Euro 2024? I dimë mirë kualitetet e kundërshtarëve. Kam shumë besim tek ekipi. Të mbrojmë dhe sulmojmë të gjithë bashkë. E dimë që do të jetë shumë e vështirë të kualifikohemi. Por kemi shpresë, dëshirë dhe shpirtin shqiptar. Nuk dorëzohemi kurrë.

E kam thënë gjithmonë, rëndësi ka Kombëtarja. Kushdo që do të luajë do të jetë gati. E vendos trajneri kush luan. Jam shumë i lumtur që do të luaj për herë të parë në një Europian. Dallohet nga buzëqeshja ime. Rëndësi ka të jemi gati, pastaj vendos trajneri“, theksoi portieri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit