Strakosha renditet ndër 20 portierët më të shtrenjtë

Strakosha renditet ndër 20 portierët më të…

Strakosha kalon Manuel Neuer. Kjo, në bazë të një renditjeje që ka bërë së fundmi Observatori i Futbollit i Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Sportive, i cili publikoi 20 portierët më të shtrenjtë të futbollit europian.

“Gardiani” i Shqipërisë dhe i Lazios, Thomas Strakosha, renditet në vendin e 16-të, me një vlerë që përllogaritet 23 milionë euro.

Portieri kuqezi ka lënë pas portierin e Bayern Munchen dhe Gjermanisë, Manuel Neuer. Gjermani 34-vjeçar renditet i fundit në top-listën e 20 më të mirëve me vlerën 19.1 milionë euro.

Lista kryesohet nga portieri brazilian i Manchester Cityt, Ederson, me 86.8 milionë euro, ndërsa pasohet nga bashkëkombësi Alison i Liverpoolit, i cili kushton 84.2 milionë euro.

Në vendin e tretë vjen portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga, i cili vlen 76.4 milionë euro. Seria A përfaqësohet me Pau Lopezin e Romës në vendin e nëntë me 37.9 milionë euro dhe Aleks Meret i Napolit në vendin e 10-të me 35.7 milionë euro.

Portieri i Milanit, Gianluigi Donaruma, renditet në vendin e 11-të me 35.2 milionë euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit