Strehimi i afganëve, Rama për ‘The Guardian’: Nder dhe detyrë! Ne e dimë si është të jetosh në diktaturë, t’u japim mundësinë të marrin frymë sërish

Strehimi i afganëve, Rama për ‘The Guardian’:…

Kryeministri Edi Rama thotë se është nder dhe detyrë që të strehojmë afganët, pasi populli shqiptar e di shumë mirë se si është që të jetosh nën diktaturë. Kreu i qeverisë ka dhënë një intervistë për ‘The Guardian’, ku nënvizon se Shqipëria nuk mund të zgjidhe problemin, por ajo nuk do të bëhet problem.

“Jam i shkatërruar kur shoh njerëz të lënë pas dhe duam t’u japim atyre të paktën mundësinë për të marrë frymë përsëri,” tha kryeministri Edi Rama, “Ne e dimë se si është të jetosh nën një diktaturë dhe si është të jesh i huaj që kërkon strehim diku. Bëhet fjalë për ata që jemi; është nder dhe detyrë ta bësh këtë. ”- tha Rama.

Ai tha tha se nuk mund ta kuptonte “se si vende më të pasura mund t’i kthejnë shpinën”. “Kjo përplaset me vlerat që ne të gjithë predikojmë,”. “Shqipëria nuk mund ta zgjidhë problemin, por ne gjithashtu nuk duam të bëhemi problem.”- tha Rama.

Udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kosovës thanë të dielën se kishin pranuar kërkesën amerikane për të pritur përkohësisht refugjatët politikë që kërkonin hyrje në SHBA. Ajo vjen mes shqetësimeve se anëtarët e NATO-s nuk po reagojnë aq shpejt sa të evakuojnë qytetarët afganë të cilët janë në rrezik nga hakmarrja e talebanëve.

Shqipëria, një vend me 4.2 milionë banorë në Evropën Juglindore, po pranon qindra refugjatë shkruan ‘The Guardian’. Rreth 30,000 qytetarë afganë janë larguar nga vendi çdo ditë gjatë 10 ditëve të fundit, shumica udhëtojnë në Iran ose Pakistan me rrugë tokësore. 

Shqipëria po përgatitet për të pasur në gadishmëri kapacitete për 1500 emigrantë. Gazeta Atdheu ka mësuar se jo çdo person do të lejohet të strehohet në Shqipëri, por sipas marrëveshjes është specifikuar që do të pranohen vetëm ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të aleancës NATO-SHBA, ose gra aktiviste dhe intelektualë siç ka specifikuar dje kryeministri Edi Rama.  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit