Strehoi në shtëpi 50 emigrantë sirianë, lihet në burg 32-vjeçari

Strehoi në shtëpi 50 emigrantë sirianë, lihet…

Qazim Ismailaj, 32 vjeçari vlonjat që strehoi 50 emigrantët sirianë që u shpëtuan pak ditë më parë në det të hapur në Vlorë, është lënë nga Gjykata në masën e sigurisë “Arrest me burg”.

50 emigrantët sirianë ishin nisur me gomone për në Itali, por për shkak të motit të keq dhe detit të trazuar, mbeten për disa orë të bllokuar mes dallgëve, derisa u shpëtuan nga Roja Bregdetare.

Ismailaj akuzohet nga togat e zeza për veprën penale të parashikuar nga neni 298, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.” 32 vjeçari e ktheu shtëpinë e tij në “bazë” për strehimin e sirianëve.

Në burg, është gjithashtu dhe Fatos Dusha, pronar i një hoteli në Tiranë i cili strehoi disa prej emigrantëve para se të niseshin në Vlorë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit