Stresi është ngjitës si virus, transmetohet tek të tjerët!!! REKOMANDIME

Stresi është ngjitës si virus, transmetohet tek…

Ndoshta nuk e kishit dëgjuar më parë, por është vërtetuar se stresi është ngjitës.


Kjo është vërtetuar në një studim të Institutit Maks Plank në Lajpcig dhe Universitetit të Dresdenit në Gjermani.

Studiuesit i detyruan disa vullnetarë të vëzhgonin njerëz të tjerë, ndërkohë qe këta të fundit i nënshtroheshin situatave të tensionuara psikologjike.

Më pas ata matën nivelet e tyre të kortizolit. Hormoni i stresit ishte rritur me 26 për qind tek vëzhguesit.

Dhe në rast se kishte një marrëdhënie intime me personin që gjendej nën presion, përqindja e rasteve në të cilat kishte një rritje të hormonit rritej në 40 për qind.

Pse? Ky efekt “viral” i stresit ndodh për shkak të ndjeshmërisë, gjë që çon në identifikimin me atë që është duke përjetuar personi i stresuar.
Sipas studiuesve, u pa se edhe filmat me shumë suspansë dhe shfaqjet televizive mund të rrisin nivelet e stresit të shikuesve.

Shmangni takimet (madje për shumë kohëdhe nëse është e mundur) me njerëz që po kalojnë një periudhë stresuese. Megjithatë, sipas një studimi, nëse 2 persona të stresuar bisedojnë me njëri-tjetrin, ata mund të relaksohen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit