Stresi fiton Big Brother Vip në Kosovë

Stresi fiton Big Brother Vip në Kosovë

Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është shpallur fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP në Kosovë. Ai qëndroi plot 103 ditë brenda shtëpisë më të madhe në Kosovë dhe e ndau finalen me konkurrentët: Xhuli Nura, Vedat Bajrami, Artan Thaçi dhe Mbresa Hajrullahu. 

Banorët e parë që u eliminuan nga gara ishin Mbresa Hajrullahu dhe Artan Thaçi, më pas Xhili Nura, e fundit kjo që ka qenë një konkurrente mjaftë e fortë përballë Stresit. Ndërsa në fund mbeti Vedati dhe Stresi, ku reperi arriti të fitonte çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ku nga 10 mijë euro shkojnë për secilin finalist.

Pas fitores së madhe, Stresi ka marrë urime të shumta mes tyre ishte edhe Keisi, gruaja e tij, të cilën e ka përmendur jo pak brenda shtëpisë. “Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Krenare dhe e lumtur për ty”-shkruan Keisi, në instastory, teksa shihet se ka qënë duke ndjekur të gjithë finalen live.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit