Reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ka reaguar pas lajmit se ai ka goditur me grushte kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Ishte gazetari Bledi Mane i cili publikoi një lajm ne facebook sipas të cilit reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi ishtë përfshirë në një incident me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Menjëherë sapo lajmi u publikua në media, Sali Lushaj, babai i Sresit e quajti të pavërtetë.
Në një prononcim për Ora News. Sali Lushaj u shpreh: Stresi nuk e ka goditur Veliajn. Nuk e di ku e ka gjetur Bledi Mane kete lajm.
Edhe Stresi permes nje postimi ne facebook i kerkoi Manes ta fshinte lajmin duke e quajtur te pavertete.
Postimi i Bledi Manes
Sipas Manes në ambientet e jashtme të restorantit të njohur Piazza në Tiranë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj sapo i shpëtoi një sulmi të dhunshëm.
“Këngëtari i repit i njohur me emrin e artit Stresi i doli para dhe filloi ta godiste me grushta por rojet e sigurisë e kanë mbrojtur kryebashkiakun” shkruan ai.
Kjo ngjarje pason deklaratën poshtëruese të Erion Veliajt i cili ofendoi publikisht në media djemtë shqiptarë duke i etiketuar me fjalën “Zdromsa”.
Sipas Bledi Manes, Policia Bashkiake po sekuestron kamerat e sigurisë së restorantit për të fshehur ngjarjen.
Kësaj deklarate, Stresi në një postim në Instagram ishte përgjigjur me fyerje ndaj Veliajt.
Sipas Bledi Manes, Policia Bashkiake po sekuestron kamerat e sigurisë së restorantit për të fshehur ngjarjen.