Stresi i hap zemrën fansave: Ëndrra ime e vetme është të kem një djalë si ky në foto

Stresi i hap zemrën fansave: Ëndrra ime…

Prej disa kohësh reperi Stresi ndodhet larg Shqipërisë dhe nuk dihet se kur mund të kthehet në vendin e tij.

Reperi ndodhet aktualisht në Britaninë e Madhe, megjithatë ai ka qëndruar gjithmonë aktiv në rrjete sociale duke komunikuar me fansat e tij.

Jo rrallë herë në rubrikën ‘Më bëj një pyetje’, reperi i është përgjigjur me sinqeritet pyetjeve që ata kanë për të.

Gjatë një bisedës fundit virtuale me ta, dikush e ka pyetur reperin:

“Vajte 40 vjeç kur do të krijosh familje?”

Stresi ka treguar se në fakt kjo është dëshira e tij më e madhe dhe madje e ka vendosur se çfarë fëmije dëshiron të ketë në të ardhmen.

“Ëndrra ime e vetme që kam të kem një djalë si ky në foto”, është përgjigjur Stresi, teksa ka publikuar një foto të tij nga fëmijëria.

I pyetur edhe në lidhje me kthimin në Shqipëri, reperi nuk i ka treguar planet e tij, duke u përgjigjur:

“Kësaj here çdo gjë e kam sekret”.

Kujtojmë që Stresi është në arrati e pavarësisht kësaj në muajin prill reperi publikoi një bashkëpunim me një nga reperët më të njohur anglez, CBiz.

Tre javë më parë dy reperët lançuan këngën e tyre “Feel Good”, që u prit mjaft mirë nga publiku dhe deri më tani numëron 1.4 milionë klikime në “Youtube”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit