Studentët bojkotojnë qendrat e vaksinimit, 3 vaksinime në ditë, mjekët: Janë të çorientuar nga interneti

Studentët bojkotojnë qendrat e vaksinimit, 3 vaksinime…

Ministria e Arsimit ka dhënë urdhrin se asnjë student i pavaksinuar nuk do të futet në auditor për të ndjekur mësimin. Për të siguruar që ata të vaksinohen në çdo fakultet janë hapur qendra vaksinimi, por ajo që është vënë re është se ka një interes të ulët nga ana e studentëve gati në një bojkot.

Mjekët shprehen se kryejnë 3-4 vaksinime në ditë mesatarisht, dhe shprehen se studentët janë të çorientuar nga materialet në internet, prandaj nuk duan të vaksinohen.

Vaksinat që ato ofrojnë janë vetëm ajo kineze dhe AstraZeneca.

Një studente për mediat shprehet se nuk do që ta bëjë vaksinën dhe kanë kërkuar si grup klase që ta bëjnë mësimin online.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit