Studentët e Ekonomikut kërkojnë diplomat, Dhori Kule: Mos ikni nga Rektorati pa marrë kartonat

Studentët e Ekonomikut kërkojnë diplomat, Dhori Kule:…

Studentët e Ekonomikut u mblodhën sot te Dekanati, ku kërkojnë pajisjen me diplomën e ciklit master, pasi prej 1 viti 315 studentë kanë mbetur peng e një mosmarrëveshje mes Rektoratit dhe Dekanatit të Fakultetit të Ekonomikut.

Studentët iu drejtuan Dekanatit me një shkresë ku kërkuan një tryezë të përbashkët me dekanin Dhori Kule, për të përgatitur listat emërore me të dhënat e regjistrimit për matrikulim.

Dhori Kule, i priti në një takim sqarues studentët, në praninë e medias duke iu premtuar zgjidhje për problemin e tyre. Ai tha gjithashtu se për sa i përket firmosjes së diplomave, situata është problematike, por që do zgjidhet me ndikimin e studentëve. Kule ua dha listat studentëve që t’ia dërgojnë Rektorit dhe u tha të mos largohen pa marrë kartonat.

“E drejta juaj është cënuar në mënyrë flagrante. Kartonët e diplomave patjetër që do ti merrni, ngërçi është i qartë dhe do të zgjidhet. Do ju jap një këshillë: Asnjëherë mos bëni kompromis me shkeljen e ligjit. Po u bëtë një herë ai ju merr me vete e ju bën rrobë , bëhet praktikë e nuk e ndalni dot.  Kjo është shfaqje e deformuar, por do të marrë zgjidhje.”

Listat ai i ka shoqëruar edhe me një shkresë drejtuar rektorit Koni ku i kërkon urgjentisht nënshkrimin e diplomave të studetëve të Fakultetit të Ekonomisë.

Aktualisht çështja e diplomave të Fakultetit Ekonomik është në gjykatë, pasi rektorati pretendon se Fakulteti dhe QSHA kanë shkelur ligjin./Gazteaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit