Studentët e Ekonomikut në protestë, ping-pongu procedurial i lë pa diploma

Studentët e Ekonomikut në protestë, ping-pongu procedurial…

Sot Studentët e Ekonomikut janë hedhur ne protestë. Përfaqësuesi juridik i studentëve thotë se kanë bërë kërkesë zyrtare dhe në bazë të saj presin një përgjigje nga institucionet arsimore për pasjisjen e studenteve te ekonomikut me diplomë Masteri për vitin akademik 2017-2019. Gjithësej janë 315 studentë që presin diplomat e Masterit.

“Presim pergjigje zyrtare para se ta çojmë ceshtjen në gjykatë” shprehen studentet.

I pranishëm me studentet ishte edhe z. Zhapaj drejtor pergjegjes në rektorat, ku fillimisht ai u jep te drejtë studentëve për pritjen e gjatë për diplomat e masterit. Dhe më tej ai thotë se i ka paraqitur studentëve një udhëzimin nga Ministria e Arsimit. Ku çështja qëndron sipaj tij mos pajisja me numër matrikullimi nga QSHA-ja për diplomat e studentëve.

Sipas përpaqesuesit juridik të studentëve z.Marash Zogu  “thembra e akilit” e çështjes qëndron se rektorati  UT  i kërkon QSHA-së që të përsërisë procedurën, pra fakulteti i Ekonomise të sjellë listën e Studentëve dhe Universiteti i Tiranës t’ja dërgojë QSHA-së dhe kjo e fundit të dërgojë numrin e matrikullimit.

Pra një ping-pong procedurial midis institucioneve ku më të humburit në fund sigurisht që mbetën studentët. Një studente e ekselencës thotë se mos pajisja me diplomë ne kohë i ka shkatuar shumë probleme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit