Studentët e mjekësisë “me sytë” jashtë shtetit: Largohemi për paga më të larta

Studentët e mjekësisë “me sytë” jashtë shtetit:…

Largimi i të rinjve nga vendi është një fenomen gjithnjë e në rritje. Ata largohen për mundësi më të mira për punësim.

Studentët e shohin si opsion emigrimin, për shkak se këtu e kanë të pamundur të gjejnë një punë.

Duke folur mbi vendimin e Ramës për bllokimin e diplomës ata thanë se ky veprim është i gabuar. Një student tha se rrogat jashtë shtetit janë më të larta se në vendin tonë.

“Studioj për mjkeësi të përgjithshme. Tek të rinjtë e sotëm shqiptarë iniciativa për të shkuar jashtë ëhstë shumë e madhe. Shkak është rritja e rrogave jashtë, apo mundësitë e tjera. Është shumë shpejt për të marrë një vendim se jam edhe ne vit të parë”, u shpreh një student.

“Unë studioj për mjekësi, jam në vitin e 2. Nëse largohem do të ishtë për një specializim, por do të doja të punoja këtu. Për mjekësinë vendi ynë ka pasur nevojë. Marrja e diplomës është një vendim i studentit. Unë e mbështes protestën e pedagogëve se puna e tyre nuk përkon me pagën“- tha një tjetër.

Normalisht mundësitë e punësimit, si gjithë të rinjtë preferoj të largohem për një jetë më të mirë. Ti mbaron në shkollë dhe nuk ke një mundësi punësimi. Nuk jam dakort me kryeministrin, është e drejta ime të diplomohem. Është i gabuar”-tha një tjetër studente e mjekësisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit