Studentët e mjekësisë nuk duan të punojnë në rrethe: Duam të punojmë në Tiranë, ose ikim jashtë shtetit

Studentët e mjekësisë nuk duan të punojnë…

Nuk duan të punojnë në spitale rajonale, por vetëm në kryeqytet. Me këtë vendosmëri shprehen ato pak studentë mjekësie që kanë mbetur në vendin tonë. Të rinjtë e justifikojnë qëndrimin e tyre, me argumentin se të ardhurat dhe jetesa janë më të mira në kryeqytet se sa në rrethe. Ikjen jashtë vendit e konsiderojnë për specializime, por nuk përjashtojnë mundësinë edhe për të emigruar përfundimisht.

Dua të punoj në Tiranë sepse mundësitë dhe të ardhurat janë më të mira në Tiranë. Nuk e di, por mbase mund të më jepet mundësia të iki jashtë vetëm për specializim, por gjithmonë për t’u kthyer prapë këtu”- shprehet një student.

Një fenomen i tillë është jo pak shqetësuar për kreun e sindikatës së mjekëve Gentian Storni. Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekëve, ai e vë theksin tek vendet vakante, gjë e cila sjell më tepër ngarkesë për punonjësit aktualë, duke qenë se në turn qëndron gjithnjë një ose dy specialist më pak.


Problematika do vazhdojë të jetë, sepse nuk e shikoj akoma të stabilizuar sistemin shëndetësor në këndvështrimin e vendosjes së një stabiliteti në qëndrimin e mjekëve. Ka pasur tratativa dhe vazhdon madje të pagesës së këtyre mjekëve specialistë që largohen nga Tirana, ose nga qendrat e tyre të banuara drejt këtyre rretheve me problematika dhe t’i jepesh një pagesë ekstra. Por kjo pagesë elkstra të përmbushë jo vetëm vajtjen deri atje, por diçka më shumë se sa aq. Të mos harrojmë se një pjesë e mirë e tyre po kërkojnë për çështje dinjiteti që jetën e tyre ta bëjnë më mirë jashtë Shqipërisë” – thotë Stromi për Ora News.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit