Studentët e mjekësisë nuk i binden qeverisë, bojkotojnë mësimin

Studentët e mjekësisë nuk i binden qeverisë,…

Dita e parë e nisjes së fakultetit ka shënjuar bojktot të mësimit nga studentët e mjekësisë. Ashtu siç kishin paralajmëruar, ditën e sotme, një numër i konsiderueshëm studentësh u mblodhën pranë Universitetit të Mjekësisë për të kundërshtuar edhe njëherë vendimin për të punuar 2 deri në 5 vite në Shqipipëri, pas përfundimit të studimeve.

Me logon “Mjekësia bojkoton”, njëzëri kanë kërkuar zgjidhje të problemit të tyre, teksa u shprehën se ndihen të internuar nga kjo qeveri dhe vendimet e saj.
Si hap të tyre të radhës, ata konfirmuan ngritjen e një padie për të ankimuar ligjin e vendosur nga qeveria në Gjykatën Kushtetuese.

Me vendimin e bërë publik nga kryeministri Edi Rama, studentët e mjekësisë duhet të firmosin një marrëveshje, që i detyron ata të punojnë në Shqipëri nga 2 deri në 5 vite, pas përfundimit të studimeve. Studentët që kundërshtojnë, do të duhet të paguajnë një tarifë të lartë studimesh.
Protesta u mbyll pas 2 orë e 30 minutave për të vazhduar ditët në vijim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit