Studentët ju vënë "gjoba" makinave të deputetëve: Policia me dy standarde

Studentët ju vënë “gjoba” makinave të deputetëve:…
Ndërsa Kuvendi vijon punimet në seancën plenare, qytetarët kanë protestuar jashtë ambienteve të Parlamentit, duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë dhe klasës politike. Tubimi është zhvilluar paralelisht me aktivitetin parlamentar, në një klimë të qetë por të tensionuar politikisht.

Ndërkohë, një grup studentësh ka zgjedhur një formë tjetër proteste, duke ngritur shqetësime edhe ndaj veprimeve të policisë, të cilën e akuzojnë për trajtim me standarde të dyfishta. Ata kanë kërkuar që institucionet të jenë të njëjta për të gjithë qytetarët.

“Jemi kundër dy standardeve. Nuk duhet të procedohen studentët, ndërsa makinat bllokojnë rrugët e Tiranës, bllokojnë trafikun. Jemi në protestë dhe i kemi të qartë kërkesat. Gjoba deputetëve dhe mos procedoni studentët”, shprehen studentët, duke kërkuar gjithashtu masa të njëjta ndëshkuese për zyrtarët dhe qytetarët pa dallim.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit