Studentët në rrugë për lavdinë personale të Ramës

Studentët në rrugë për lavdinë personale të…

Nga Mapo.al

Për afganët që rrezikojnë jetën nga talebanët të cilët morën pushtetin atje, sekush në këtë glob ja vlen të bëjë diçka. Por dhe këtu ka hirearki. Të parët ata që kanë përfituar më shumë, të dytët ata që kanë më shumë mundësi. Dhe në fund, ata që as kanë përfituar dhe as nuk kanë mundësi.

Ne shqiptarët sigurisht jemi në katëgorinë e tretë.

Arsyeja pse po bëhemi ne të parët në këtë histori nuk është se jemi prej natyre më bujarët, se kemi zemrën më të madhe në planet, apo se jemi më të ndjeshmit e globit ndaj një padrejtësie.

As për legjenda të tipit të besës. Këto janë dokrra.

E gjitha kjo ka vetëm një shpjegim. Bëhet për lavdinë personale të një njeriu. Të Edi Ramës. I cili është gati të bëjë gjithçka për karrierën dhe për kreditet e tij. Që të flitet për të nëpër botë. E të bojatiset imazhi i tij me ngjyra.

Kjo foto e bërë nga Isa Myzyraj sot, që po bën xhiron e rrjetit, i tregon të gjitha. Një studente është detyruar të lërë dhomën e saj në Qytetin Studenti për t’i hapur rrugë orëve të propagandës së kryeministrit.

Sepse ai kërkon të behet heroi i krizës së Afganistanit që të kapë studiot e mëdha të BBC e CNN.

Nuk i intereson atij fati i kësaj vajze të re që po projektonte të ardhmen. Është në rrugë tashmë me bagazhin e saj modest, 2-3 valixhe dhe një raft të lirë për libra apo sende personale.

Nuk ka dyshim se afganët po kalojnë një dramë shumë më të madhe në vendin e tyre. Një gjë që nuk krahasohet me dëbimin e kësaj studenteje. Ata rrezikojnë jetën.

Dramatike është lehtësia me të cilën bosi i Rilindjes këmben projektin e saj, qëndrimin e saj fare modest në një dhomë konvikti, për interesat personale dhe për lavdinë e tij.

Kjo është hiç më pak se sa një sjellje talebane, edhe pse nuk të merr jetën. Por të vret ëndrrën dhe të lë një traumë që nuk mund të harrohet lehtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit