Studentët në Tiranë nuk kanë mensa, i drejtohen bashkisë për ndërhyrje

Studentët në Tiranë nuk kanë mensa, i…

Aktivistë të kauzave studentore sot kanë depozituar kërkesë pranë Residencës Studentore Universitare nr.1 me drejtuese të këtij institucioni Anila Shehu. Ky institucion është nën varësinë e Bashkisë Tiranë dhe Erion Veliajt.

Teksa Veliaj bën miliarda lekë rrush e kumblla me tenderat që i jepen njerëzve të afërm të kryebashkiakut të Tiranës, nuk ka lekë për investime për të rinjtë dhe studentët e akomoduar pranë godinave të Rezidencës Studentore Universitare nr.1 në Qytetin Studenti.

“Ofrimi i mensave për studentët është domosdoshmëri për studentët për shkak të rritjes së çmimeve në mesnat priavte dhe këto kosto e bëjnë të pabërballueshme jetesën e studentëve duke shtuar që kjo gjë përfshihet edhe në objektin e aktivitetit të këtij institucioni.

Gjithashtu ofrimi i kushteve të ngrohjes për studentët është mëse e nevojshme për studentët duke pasur parasysh që stina e dimrit sapo ka ardhur dhe studentët nuk kanë mundësi të blejnë pajisje ngrohje gjatë këtyre muajve të ftohtë.” – shprehet aktivisti Aurel Kujtimi.

Mungesa e kushteve si mensat sociale, ngrohja dhe mungesa e akomodimit rrisin kostot mujore të studentëve duke e bërë të papërballueshme mundësinë për të vazhduar studimet duke pasur parasysh rrogat e ulta dhe pamundësitë e tyre në shqipëri.

Kjo është një nga arsyet se një pjesë e madhe e shqiptarëve të detyruar për t’u larguar nga vendi në këto vite janë studentët dhe të rinjtë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit