Studentët paralajmërojnë protesta: Kërkojmë rikthim në auditore, duam përgjigje

Studentët paralajmërojnë protesta: Kërkojmë rikthim në auditore,…

Një përfaqësi studentësh kanë takuar të premten zëvendës ministren e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Ata i dorëzuan asaj një peticion me 8 mijë firma dhe kërkuan të rikthehen në auditore. Pas takimit me Rakacollin, studentët u shprehën se do të marrin përgjigje javës tjetër për kërkesën e tyre.

“Takimi shkoi mirë, i thamë që kërkojmë mësimin nëpër auditore, për seminare për praktika dhe laboratore. Kërkesat janë dorëzuar që ditën e hënë, dhe siç na është thënë dhe që në fillim brenda 10 ditësh presim një përgjigje. Sot është dita e katërt, kështu që brenda javës tjetër do të kemi një përgjigje zyrtare. Profesoreshë Mira Rakacolli iu drejtohet studentëve që nëse auditoret do të rihapen, duhet të kemi një bashkëpunim që studentët të mos jenë burim infeksioni.”

Studentët u shprehën se do të protestojnë në rast se marrin përgjigje negative nga Komiteti Teknik.

 

/exit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit